
Mospjesëmarrja e Kosovës rreth idesë Rama-Vuçiç -Zaev për “Mini-Shengenin”, për analistin dhe dretorin ekzekutiv të Institutit EPIK Kosovë, Demush Shasha, është mëse e drejtë.
Përmes Skype, në edicionin e lajmeve në MCN TV, Shasha u shpreh se Kosova me të drejtë nuk zgjodhi iniciativën e “Open Ballkan” e cila nuk ka asnjë euro në dispozicion, kurse zgjodhi të jetë përkrahëse e iniciativës së BE për “Tregun e Përbashkët Rajonal”, e cila si ide e Gjermanisë, ka rreth vetes 16 shtete evropiane me rreth 9 miliard € për financime.
“Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë konzistente sa i përket bashkëpunimit rajonal të bashkimit rajonal. Pra që nga linçimi i iniciativës kryesore për rrugëtimin drejt BE, Kosova ka qenë 100% e angazhuar. Në këtë sens Kosova ka mbështetur krijimin e një hapësire rajonale ekonomike që do të sillte në rajon katër por Kosova me të drejtë ka vendosur të mos hyjë në aventurat e Mini-shëngenit, sepse Kosova nuk mund të zgjedh një iniciativë që kryesohet nga Serbia dhe ka tre pjesëmarrës dhe 0 euro në dispozicion. Dhe nga ana tjetër pjesëmarrje në procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimore, që e përkrahin Kosovën në skenën kombëtare dhe kanë rreth vetës 19 shtete dhe rreth 9 miliard euro për financime. Pra, në mes të kësaj inciative, ajo ka zgjedhur iniciativën e kryesuar nga Gjermania.
Lidhur me faktin se sa mund të jenë e shpejtë një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, analisti Shasha, e cilëson pozitiv fillimisht faktin që këto dy qeveri tashmë janë të afta politikisht që të arrijnë një marrëveshje respektive.
“Patjetër që kemi një rrethanë e para le të themi është fakti se si në Kosovë ashtu dhe Serbi për herë të parë kemi dy maxhoranca të cilat janë të afta politikisht që të arrijnë një marrëveshje respektive. E veçanta që jep një dozë optimizmi. Dhe e dyta fakti që po shohim nga dita në ditë një konsolidim mes SHBA-BE, ky koordinim lë të kuptohet se ka një dakordancë transatlantike për të shtyrë para dialogun. Përkundër këtyre faktorëve që të japin optimizëm nuk mund të mos jemi skeptik. Mos njohja e Kosovës si palë e barabartë, të bën skeptik”.
Megjithatë analisti Shasha, nuk shprehet optimist për vazhdimin e raudit të ardhshëm të bisedimeve ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE për dialogun Miroslav Lajçak.
“Nuk duhet pritur ndonjë ndryshim por vazhdimi i një mjedisi negociator si ai që kemi parë gjatë dy takime të kaluara. Për dy arsye: 1: në Kosovë dhe Serbi shpejt do të mbahen zgjedhjet, pra në këtë sfond të ciklit zgjedhor asnjë lider nuk dëshiron që çështjet e ndjeshme si dialogu të ndërhyn në procesin zgjedhor dhe 2: Serbia vazhdon të mos njoh Kosovën si palë të barabartë dhe si e tillë po minon çdo raund negociator”.



