
Peter Pan dhe Dumbo ndalohet që të shikohen nga fëmijët nën 7 vjeç për shkak se theksojnë ‘stereotipet e dëmshme’ të filmave klasikë të animuar. Këto janë vetëm dy nga filmat që Disney + ka vendosur që të aksesohen nga profilet e të rriturve.
Peter Pan (1953), Dumbo (1941), Swiss Family Robinson (1960), The Aristocats (1970) janë hequr nga seksioni i fëmijëve, kështu që mund të shikohen vetëm me pëlqimin e prindërve.
Portretizimi i Peter Pan si një tribe e quajtur "lëkurëkuqët" ka të ngjarë të jetë arsyeja që filmi u vendos në këtë kategori.
Dumbo paraqet një skenë me Jim Crow, i cili portretizohet si një stereotip fyes negativ afrikano-amerikan, ndërsa The Aristocats paraqet një mace siameze me tipare ofenduese të fytyrës dhe theks të Azisë Lindore.
Swiss Family Robinson sjell piratët me "fytyrë të verdhë" dhe "fytyrë kafe". Disney + gjithashtu ka filluar të paralajmërojë shikuesit për përmbajtje fyese në disa nga filmat e vjetër.
Mediat shkruajnë se janë dalluar detaje në filmat klasikë që mund të konsiderohen fyese. Ndërkohë, ‘The Aristocats’ dhe ‘The Lady and The Tramp’ u kritikuan për theksin dhe përshkrimet fyese për ata me prejardhje aziatike.
"Filmat mund të përmbajë përshkrime kulturore që janë të kaluara", thuhet në përshkrimin e këtij vendimi.
Burimi: The Telegraph



