Pas Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Spanja ka vendosur që të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Vendimi i pezullimit është marrë për 15 ditët e ardhshme si masë paraprake në pritje të raportit përfundimtar nga Agjencia Europiane e Barnave, shkruan The National News.
Ndërkohë në udhëzimet e publikuara nga EMA të publikuara më herët është thënë se do të bëhet një rishqyrtim, pas disa problematikave tek pacientët të cilët në disa raste kanë shfaqur mpiksje gjaku.



