Më shumë se 10 mijë të vdekur janë regjistruar në Gaza, që kur Izraeli filloi të sulmojë Rripin, si hakmarrje për sulmet e 7 tetorit të kryera nga militantët e Hamasit.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.
Ushtria izraelite tha se sulmet e rënda gjatë natës në veri të Gazës kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën nëntokësore dhe sipërfaqësore të Hamasit dhe kishin vrarë komandantët e fshehur në tunele.



