Tiranë/ Punonjësi i policisë së burgjeve i jep fund jetës, qëllon veten me armë (VIDEO)

Tiranë/ Punonjësi i policisë së burgjeve i jep fund jetës, qëllon veten me armë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi G. A., 48 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Dyshohet se ai është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë.

Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se pista e vetme ku po hetohet është vetëvrasja, ndërsa bëri me dije se 48-vjeçari kishte disa muaj që ishte divorcuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për punonjësin e burgut 313 ndërsa nga ana tjetër kishte disa vite që ishte pjesë e strukturave të Drejtorisë së Burgjeve, fillimisht si punonjës i policisë së burgjeve në disa burgje, duke nisur nga burgu i Vaqarrit, burgu i Shkodrës, edhe më pas në 313. Prej 3 vitesh kishte marrë gradën e oficerit. Burime nga komisariate nr. 2 bëjnë me dije se hetimet janë përqendruar në pistën e vetëvrasjes. Prej disa muaj 48-vjeçari ishte i divorcuar nga bashkëshortja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy