Certifikimet e njësive akomoduese, Dyrnjaja: Tregu, kaotik. Duhet të ketë rregullatorë

Certifikimet e njësive akomoduese, Dyrnjaja: Tregu, kaotik. Duhet të ketë rregullatorë

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Economy se duhet të ketë rregullatorë për tregun e njësive akomoduese pasi është tërësisht kaotik dhe secili kërkon t’i vendosë yjet sipas pretendimeve që ka.

Duke vijuar Dyrnjaja tha se Ministria e Turizmit, sipas VKM nr. 730 është ajo që duhet të përcaktojë sesa yje ka secili njësi akomoduese, dhe se duhet parë mbi çfarë bazash ligjore i ka bërë Rama certifikimet për 12 hotelet me 5 yje.

Duket përpjekje për të liberalizuar konceptin e dhënies së statusit të hoteleve me 4-5 yje. Ka shumë derivate që po ndodh kjo gjë. Një nga arsyet se hotelet me 5 yje, nuk janë thjesht hotele me 5 yje. E dimë që shumë hotele me 5 yje janë njësi ky zhvillohet aktivitete i lojërave të fatit. Një nga kushtet kryesore është certifikimi me 5 yje. Nuk mund ta ushtrosh këtë aktivitet në një strukturë me 4 yje. Duhet resort me 5 yje. Në momentin që do të kesh një certifikatë të specifikuar nga VKM nr. 730, dhe qeveria hap një aneks të ri dhe thotë që Ministria e Turizmit është institucioni që të jep mundësitë të jep mundësitë që ti të zhvillosh këtë aktivitet, të thotë që ne vërtetojmë që ti plotëson kushtet, ne këtu kemi mundësi për liberalizim të licencave të lojërave të fatit. A do të ketë spekulime? Kjo është pikëpyetje. A do të futen njësi akomoduese që kanë 3 apo 4 është histori që i mbetet përgjegjësi Ministrisë së Turizmit.

Ka një tentativë për të rregulluar tregun, që është tërësisht kaotik. Kushdo hotelin e vet mund ta ketë me 2 yje, mund të pretendojë që e ka me 5.

Pronarët e hoteleve kanë dëshirë ta çojnë në maksimum, yjësinë e tyre. Duhet të kishim rregullatorë, ka turistë që nuk pretendojnë luks shumë të madh vijën të shohin qytetin dhe nuk do hotel me 4-5 hyjë. Duhet ta dijë ai ku po shkon. 

VKM nr. 730 e thotë që është Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ajo që jep certifikimin e hoteleve, bujtinave, janë të gjithë kriteret për çdo subjekt që aplikon. Është surprizë lajmi që Kryeministria paska marrë vetë përsipër që të japë certifikim yjesh për hotelet me 5 yje. Pavarësisht se është niveli më i lartë. E dëgjoj për herë të parë, dhe duhet të hulumtoj mbi çfarë baze ligjore qeveria paska dhënë licenca me 5 yje për hotelet se 12 janë hotelet me 5 yje. 

Pas komentit të zotit Topuzi sipas të cilit certifikimet i ka bërë kryeministri dhe jo ministria e linjës, gazetari Dyrnjaja tha:

 

I bie që këto 12 hotele të certifikuara nuk i paska dhënë Ministria e Turizmit që duhet t’i japë, sipas vendimit që nxjerr vetë qeveria, po i referohet Topuzit, i paska dhënë Rama. Rama paska dhënë dhe certifikimin e hoteleve dhe licencat e kazinove. Ka qenë ky raporti që hotelet me 5 yje kanë marrë licencat për kazinotë. Siç po vijon me hotelet e tjera që fillimisht pretendojnë të marrin fillimisht certifikimin si njësi akomoduese me 5 yje, për të marrë dhe licencën e kazinosë. Historia nëse i plotësojnë kushtet apo jo duhet parë rast pas rasti, kush e meriton, a mbyllen sytë apo jo, a plotësohen kriteret apo bëhet sikur plotësohen. Nuk e kisha dëgjuar që qeveria është angazhuar vetë për të dhënë certifikime me 5 yje, kur ministria e linjës ka detyrim ligjor për ta bërë këtë gjë. Mbi çfarë baze e ka bërë qeveria, se duhet të ketë mbështetje ligjore, nëse e ka bërë pa mbështetje ligjore kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë, pavarësisht dashamirësi për të zhdërvjelltësuar procesin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy