Boçi: Pengesat e Berishës në fushatë do anashkalohen. Përkatësia fetare jo problem në Shkodër (VIDEO)

Boçi: Pengesat e Berishës në fushatë do anashkalohen. Përkatësia fetare jo problem në Shkodër (VIDEO)

Nënkryetari i PD Luciano Boçi tha në “MCN Live se kryedemokrati Sali Berisha do të jetë aktiv përgjatë fushatës, dhe mungesa e pranisë së tij fizike do të nga puna në terren e drejtuesve politikë.

Berisha ka thënë që do jetë shumë aktiv përgjatë fushatës. Në raport me situatën e burgosjes së tij, asgjë s’ka ndryshuar, është sërish i burgosur. S’ka një pengesë të shtuar, pengesa është e ditur por edhe e tejkaluar nga z.Berisha. Ajo që pjesë që mbulohet nga angazhimi i liderit, duhet të kompensohet nga puna e drejtuesve politik në terren të PD-së. Çështja e mungesës së liderit është problem në anën e prezencës fizike, aq më tepër z.Berisha me karizmën e tij di të ngjallë frymë dhe të rrisë besimin e anëtarësisë së PD. Situata është e ngjashme me pandeminë e Covid-it. Tani jemi në pandemi kriminale. Komunikimet do vazhdojnë online dhe besoj se ajo pjesa e frymës që transmeton z.Berisha, do jetë prezente, do mbillet dhe do përhapet, dhe kjo pengesë do anashkalohet”.

Duke u ndalur te Shkodra, ku është drejtues politik për zgjedhjet e ardhshme, Boçi tha që përkatësia fetare nuk përbën problem në këtë qytet.

I pyetur nëse mund të garojë Berisha si deputet në Shkodër për të sfiduar Ramën, Boçi thotë:

Është vendimi i z.Berisha që e përcakton, nuk kemi diskutuar një gjë të tillë. Loja e balancimit është lojë që bëhet dhe realizohet në bazë të valencës që kanë figurat dhe është gjë normale, nuk ka ndonjë çudi”.

Ai shprehet se PD është e bashkuar. 

Grupi i këshilltarëve bashkiakë në 90 për qind është i unifikuar dhe do funksionojë nën logon e PD-së. Procesi i bashkimit vazhdon edhe në pjesën tjetër të bazës. Nuk ka pjesë Bardhi në PD, sepse është bashkuar, nuk ka pjesë Basha sepse s’ka më formacion politik”.

Boçi tha që efekti i programit të PD për arsimin do jetë ndikues në vendet ku ka universitete rajonale dhe goditja e degëve të mësuesisë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy