Aksident në Vlorë, makina përplas kalimtarin

Aksident në Vlorë, makina përplas kalimtarin

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ku një automjet tip Ford ka përplasur një kalimtar.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy