
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se tashmë opozita është bashkuar dhe të gjithë po e njohin PD-në e drejtuar nga Berisha. Sipas Sejaminit të gjithë po kërkojnë rikthim të procesit politikë dhe që të funksionojë duhet të zgjidhet cështja e vulës dhe sipas tij ajo tashmë i takon PD-së së drejtuar nga Bardhi dhe jo Bashës.
“Zoti Basha është një aks solo dhe çështja kryesore është vula. Pasi të gjithë këta u bashkuan tani kemi një individ që pretendon vulën dhe kemi gjithë partinë siç. Të huajt po e pranojnë, ata s’po pranojnë Berishën por pranojë realitetin në parlament. Ka një parti demokratike, por s’ka vulën. Pranojnë që Bardhi dhe Rama të takohen do të thotë që po e pranojnë. PD pas luftrave të brendshëm kemi Bashën që është me disa ndihmësa dhe kemi partinë. PD duhet të funksionojë me identitetin e vetë. Ne kërkojmë kthimi i procesit politik, që të funksionojë duhet të zgjidhet çështja e vulës. Kjo duhet të zgjidhet që të kemi normalitet politikë.”



