Presidenti polak Andrzej Duda u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që të tregojnë unitet. Ai zhvilloi një vizite në Ukrainë përpara një samiti të madh të NATO-s të planifikuar për në Vilnius javën e ardhshme. "Ne jemi më të fortë së bashku", shkroi Andrzej Duda në mediat sociale gjatë një vizite në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lutsk, së bashku me homologun e tij Volodymyr Zelensky. "Ukraina dhe Polonia janë së bashku, të bashkuar në luftën kundër një armiku të përbashkët ", tha nga ana e tij në Telegram kreu i administratës presidenciale të Ukrainës Andriï Yermak.



