Lufta Ukrainë-Rusi, Gjinishi: Propozimi i Trump për paqe i jep më shumë të drejta Rusisë

Lufta Ukrainë-Rusi, Gjinishi: Propozimi i Trump për paqe i jep më shumë të drejta Rusisë

Ermir Gjinishi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se propozimi i Trump për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë i jep më shumë të drejta Rusisë. Sipas Gjinishit ndryshe nga plani i Trump, propozimi i BE për paqen mes dy vendeve vendos ekuilibër dhe është më i pranueshëm. 

"Nuk jemi njohur me propozimin e Trump, u fillua diskutimi kur BE bëri kundër-propozimet. Ka një debat në SHBA mbi mënyrën si rrodhi në media. Ishte dialogu që kishte rënë dakord i dërguari i Trump me Kirillin dhe Rubio ishte jashtë loje. U njohëm me 28 pikat kur iu kundërvu BE.

Pse iu kundërvu? E para, siç ndodhi edhe në Gara, ku Shtëpia e Bardhë tentoi të bëjë zgjidhje jashtë unionit, e njëjta gjë ndodhi edhe këtë herë. Trump, që një nga kauzat kryesore kishte mbylljen e konfliktit me Ukrainën me një telefonatë, nuk e bëri dot. Përtej populizmit, pse reagoi BE? Mendoj se kjo reflekton tensionet e vazhdueshme që ka patur BE me SHBA. 

E dyta, plani i SHBA ishte shuplakë për Ukrainën dhe BE, sepse i jepte të drejta më tepër Rusisë. I jepte territore që Rusia akoma nuk i ka nën kontroll. Kërkonte lëshime në territore, pa bërë dialog direkt me Ukrainën, thoshte do të njihni këto.

Sa i përket sigurisë, propozimi ishte që të mos ketë më shumë se 600 mijë ushtarë Ukraina në kohë paqe. BE thotë 800 mijë. Trump thotë të sanksionhet që Ukraina nuk do të jetë pjesë e NATO në kushtetutë. Ndërsa plani i BE vendos një farë ekuilibri.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy