Kroacia asgjëson ngarkesën me speca nga Shqipëria/ Sharka: Jo pesticid i ndaluar, por vjelja ishte bërë para afatit (VIDEO)

Kroacia asgjëson ngarkesën me speca nga Shqipëria/ Sharka: Jo pesticid i ndaluar, por vjelja ishte bërë para afatit (VIDEO)

Një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivel pesticidi, u asgjësua në Kroaci. Eduard Sharka, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se pesticidi i përdorur është i lejuar, por vjelja e produkteve është bërë para afatit, dhe ka pasur ende prani të pesticidit në speca. Sharka vuri në dukje se fenomene të tilla rrënojnë imazhin e produkteve tona dhe ministria e Bujqësisë nuk duhet të vazhdojë të heshtë. 

Kam dijeni për rastin Një sasi prej 300 e ca kg speca kanë rezultuar me një përqindje të vogël mbi normativin të një pesticidi, dhe janë asgjësuar në Kroaci, s’janë kthyer në Shqipëri. Kjo ngarkesë s’është pesticid i ndaluar, por është çështje afati i cili lejon vjeljen e prodhimit pasi është trajtuar bima me pesticid. Kur vjelja bëhet para afatit, analizat tregojnë që akoma mbetje të pesticidit, që janë të dëmshme.

Lista e pesticideve të lejuara konfirmohet nga Ministria e Bujqësisë dhe vjen nga BE. Zgjidhjen e shohim te agrononi, sepse në rast se fermerët s’janë të lidhur me një agronom, rritet probabiliteti për fenomene të tilla. I gjithë parandalimi i kësaj ndodh, me propozimin që ne kemi bërë, është një kontratë midis gjithë fermerëve dhe një agronomi, që produkti do dalë nga çdo arë dhe serë, i certifikuara nga agronimi që e ka ndjekur nga A te Zh.

Kjo shkakton një dëm të jashtëzakonshëm në imazhin e produkteve shqiptare që shkojnë për eksport. Nëse analizat do ishin bërë një ditë apo dy ditë më vonë, pesticidi s’do dilte mbi normativë. Ngarkesa s’është kthyer, por është asgjësuar në Kroaci. Por rrënon imazhin e produkteve tona, dhe del në pah edhe dobësia e Ministrisë së Bujqësisë, që si gjithmonë ka zgjedhur rrugën e heshtjes”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy