Visha: Në ambientet e PD-së nuk ka pasur dhunë, por debat! Dëshira e demokratëve në bazë është për bashkim

Visha: Në ambientet e PD-së nuk ka pasur dhunë, por debat! Dëshira e demokratëve në bazë është për bashkim

Dashnor Visha, kryetar i PD, dega nr.6 në Tiranë deklaroi  përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCT Tv se mbrëmjen e së martës në selinë e PD nuk ka pasur dhunë, por një debat mes një grupi deputetësh dhe një demokrati që vjen nga radhët e të përndjekurve politikë.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Visha tha se përreth zyrës së PD-së nuk kanë qenë paramilitarë, por drejtues strukturash dhe demokratë, miq e shokë të Gazment Bardhit. Për Vishën, zgjedhje e një kryetari të ri sa më shpejt që të jetë e mundur është e nevojshme pasi nuk mundet që një parti të qëndrojë pa kryetar.

Zgjedhjet janë të nevojshme për kreun e PD-së pasi që nga 21 marsi i 2022 kur Basha u tërhoq, kishim një kryetar të komanduar që para pak ditësh dha dorëheqjen dhe si i tillë një kryetar i komanduar pavarësisht eficensës nuk mund të luajë rolin që e luan një kryetar i votuar dhe ligjërisht në detyrë. U duk mungesa e një kryetari të zgjedhur dhe në 14 maj që ishte proces zgjedhor që nuk pati organizmin që duhet të ketë një parti në zgjedhje dhe kjo erdhi si pasojë e një kryetari të zgjedhur nga vota e demokratëve.

Kam qenë atë natë në ambientet e selisë së PD, të garantoj që kemi qenë një grup kryetarësh degësh që kemi të drejtën të jemi aty. Aty nuk kanë qenë paramilitarë si thotë Bardhi, por drejtues strukturash edhe djem të kulturuar që Bardhi i ka pas pas vetes dhe truproja miq, shokë me të cilët ka ndarë festa e gëzime. Çdo ditë pinin kafe pranë ambienteve të zyrave. Nuk kishte dhunë, por ka pasur një debat. Nuk e pranoj që është bërë dhunë. Ka qenë një rast, një djalë që është demokrat që vjen nga të përndjekur, qendrestar prej vitesh që me Bardhin ka miqësi. Kur u nis për në shtëpi pati një debat verbal mes tij dhe grupit të deputetëve që i përshëndeti nga makina. Ka pasur debat mes tij dhe një grupi deputetësh.

Mbledhja e Kryesisë ka qenë e tensionuar se bëhet fjalë për një proces që përcakton fatin e PD. Është mbledhje që ka pasur debate, në PD debatet njihen, pranohet mendime ndryshe.

Erdhi momenti dhe me shumicë u mor vendimi për hapjen e procesit dhe zgjedhjen e kryetarit me 29 korrik.

Dëshira e demokratëve në bazë është për bashkim. E kemi bërë kërkesën, lutjen tonë.

Nuk ka mbetur mundësi tjetër, se dhe ne na duhet të kemi drejtuesin tonë pasi nuk mund të mbesim pa kryetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy