Marku: Mësuesit s’mund të trajtohen si nëpunës shteti! Paga në Kosovë 200 euro më e lartë se në Shqipëri (VIDEO)

Marku: Mësuesit s’mund të trajtohen si nëpunës shteti! Paga në Kosovë 200 euro më e lartë se në Shqipëri (VIDEO)

Ish-përfaqësuesja e sindikatës së Arsimit, mësuesja Irma Marku, theksoi në “Mcn Econmy” se pozicioni i mësuesit s’mund të trajtohet thjesht si një nëpunës shteti.

Marku tha mes ankesave të shumta të mësuesve është zerimi i rolit të tyre. Ajo solli në vëmendje një rast kur u lëvrua një fond 90 mijë euro për tre laboratorë informatike, por s’u bënë kurrë efektivë pasi mungoi interneti. 

Paga sot varion. Ajo çfarë u premtua si fund mandati ishte një rritje goxha e qenësishme e pagave të arsimit. Na u rrit ne mësuesve të thjeshtë, diku te 100 mijë lekë të vjetra. Rritje reale ka pasur pjesa drejtor, nëndrejtor, që s’u reflektua në masë te arsimtarët. Nuk mund të trajtohet pozicioni i mësuesit si thjesht një nëpunës i shtetit.

Qeveria në 2013-ën na premtoi një rritje prej 10 për qind dhe në mandatin e parë s’pati asnjë lloj rritje. Në vitet e tjera ka premtuar rritje 10 për qind, por asnjëherë s’është reflektuar si e tillë, një herë 6-7, ndonjëherë 9, 2 mijë lekë të vjetra, 5 mijë, 10 mijë, që quhet një rritje e qenësishme. Një rrogë mesatare varion 850 mijë deri 900 mijë të vjetra. Ka një sërë ankesash, së pari zerimi i rolit të mësuesit. 

U akordua një fond goxha i madh për realizimin e klasave të projektit të informatikës. Në shkollat e mëdha do ishin 3 të tilla dhe në shkollat e tjera nga një ose dy. Në gjimnazin ku unë jap mësim u bënë tre klasa laboratori, u lëvruan 90 mijë euro, dhe laboratorët s’u bënë kurrë efektive, mungoi interneti”.

Marku vuri në dukje se në Kosovë paga e arsimtarëve është 200 euro më e lartë. 

Kosova është investuar dhe vazhdon ta vlerësojë arsimin”, u shpreh ajo. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy