Rishi Sunak bën historinë! Zgjidhet Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Të dashur miq, Partia Konservatore e Britanisë së Madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.
Zgjedhja e tij dje si Kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.
Është ky mesazhi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili thotë se Rishi Sunak ishte ministër i Financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorëheqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe dhe se këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.
Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar.



