KLP miraton rregulloren mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të drejtuesve të përkohshëm në prokurori

KLP miraton rregulloren mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të drejtuesve të përkohshëm në prokurori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, duke i dhënë fund në këtë mënyrë emërimeve të drejtuesve të përkohshëm në prokurori.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të diskutuar mbi draftin e përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, për “Rregulloren mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”. Këshilli ka miratuar në unanimitet draftin, duke ndërmarrë një nga hapat më të rëndësishme.

Kjo rregullore përbën një hap vendimtar në drejtimin e ndërprerjes së caktimeve të përkohshme të prokurorëve në pozicione drejtuese, si një instrument i nevojshëm që është përdorur nga Këshilli për rreth një vit e gjysmë për plotësimin e vakancave të shkaktuara si rrjedhojë të vendimeve të institucioneve të Vetingut dhe jo vetëm.

Miratimi i kësaj rregullore i hap rrugë procesit të konkurrimit në bazë të meritokracisë të prokurorëve në pozicione drejtuese. Ky është nga proceset më të rëndësishme të përmbyllura nga Këshillit, që sikur se përmendem më lart, i jep fund procedurës së caktimit të përkohshëm të drejtueseve te prokurorive, i cili në jo pak raste, ka qenë një zgjedhje në kushte emergjence dhe jo mbi bazën e konkurrimit mbi kriteret të paracaktuara duke shkaktuar pa kënaqësi të natyrshme në radhën e prokurorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy