Komisioni Evropian miratoi sot kontratën e tetë me një kompani farmaceutike me synimin për të blerë vaksinën e saj të mundshme kundër Covid-19.
Marrëveshja me Valneva-n u ofron mundësinë shteteve anëtare që të blejnë pothuajse 27 milionë doza në vitin 2022. Po këtu përfshihet edhe mundësia e përshtatjes së vaksinës për variantet e reja që Shtetet Anëtare të porosisin më tej deri në 33 milionë vaksina shtesë në 2023.
Kontrata me Valneva-n i shtohet një portofoli të gjerë vaksinash tashmë të siguruara që do të prodhohen në Evropë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara tashmë me AstraZeneca, Sanofi-GSK, Janssen Pharmaceutica NV, BioNtech-Pfizer, CureVac, Moderna dhe Novavax Commission.
Larmishmëria e vaksinave pritet të sigurojë që Evropa të jetë e përgatitur mirë për vaksinim, pasi dozat të kenë rezultuar të sigurta dhe efektive.



