Në Velipojë ka nisur sezoni turistik dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për pritjen e pushuesve.
Menaxherja e një hoteli në Velipojë, tha për mikrofonin e MCN Tv, se pritet që ky sezon të jetë shumë më i mbarë dhe se aktualisht nuk kanë filluar prenotimet.
Në Velipojë nuk kanë filluar ende prenotimet, shpresojmë që të jetë fluksi pas 15-16 maj, pasi nuk kanë mbaruar shkollat por edhe votimet.
Problematikë mbetet stafi i punëtorëve, se njerëzit kanë filluar të pretendojnë shumë të ikin jashtë, ndërkohë që biznesi ka interes ti vlerësojë dhe paguaj.
Është pak problem në këtë drejtim, por do përpiqemi ta gjejmë veten.
Në momentin e fluksit ka nevojë për punë intensive, duhet të punojnë të gjithë që të japin një shërbim cilësor.
Sipas saj, Velipoja është plazh për tu admiruar, me rërën dhe infrastrukturën që ka, duke përgëzuar pushtetin vendor dhe lokal për punën që bëjnë.



