Trajnerja e të folurës së publik, Arjeta Dhima thotë se për të arritur rezultatet që ka tani, i është dashur një qëllim i qartë dhe shumë punë dhe se ka shumë orë pune mbas të folurës në publik.
Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dhima deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është politikani i artikuluar më mirë.
Ne kemi 11 vite në treg, jemi një staf në studio që bëjmë këtë punë. ka ardhur si nevojë e njerëzve në fillim që kanë dashur të mësohen.
Të parët nuk kanë qenë politikan, ata kanë ardhur në vitin e dytë dhe të tretë.
Të parët kanë qenë pjesë e biznesit, CEO-t e biznesit e kanë shumë të nevojshëm të folurin në publik se përballen me audienca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Thjesht merr frymë thotë më i madhi i liderave të të folurit në publik. Është pjesa emocionale dhe fizike. Duhet të jenë të dy komponentët shumë të çliruar.
Ne ballkanasit jemi shumë të ngurtë dhe ndikon edhe mënyra si na është folur në fëmijëri.
Kjo ndikon në punën e parë dhe në mënyrën se si prezantohemi.
Mund të kesh zgjedhur punën jo të përshtatshme për aftësinë që ti ke. Nuk ke si ta tregosh vetëbesimin, nëse nuk e ke.
Vetëbesimi shihet së jashtmi, por vjen së brendshmi. Kush je, formimi yt, karakteri yt, çfarë di ti për veten tënde, çfarë thonë të tjerët për ty.
Shitja e vetes është arti i komunikimit. Është shumë e rëndësishme që të gjejmë konotacionin e fjalëve dhe t’i përzgjedhim ato.
Njeri i artikuluar mirë për momentin, është zotoi Veliaj.
Është gjithmonë në tentativë për të gjetur një histori për të treguar dhe për të thënë diçka në momentin e duhur.
Kryeministri Edi Rama është diplomat i mirë, di të mos përgjigjet.
Njerëzit që testoj para se t’i marrë në trajnim, është çfarë libri je duke lexuar për momentin.
Rëndësi ka të folurit të kuptueshëm në publik, jo vetëm shpejtësia.
Grida Duma është e formuar politikisht, nuk është një njeri i palexuar.
Tani ose Grida duhet të bjerë një shkallë më poshtë dhe ta kuptojnë, ose njerëzit duhet të ngrihen një shkallë më lartë dhe ta kuptojnë.



