
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg 7 të arrestuarit për kamionin me 2.5 ton drogë i cili u ndalua në Ankona në janar të këtij viti.
Në arrest me burg u la edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj si dhe Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi, Mikael Hila, Skënder Siqeca, dhe Arbi Mustafa.
Kamioni me drogë është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.
Policia Italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 09.01.2017, shtetasi Demo PROGONATI, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.
Mes të arrestuarve janë dhe dy ish-efektivë policie si dhe një agjent doganor dhe një doganier i portit të Durrësit.
Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar.



