Një kandidat për President në Kolumbi është qëlluar me armë zjarri në kokë gjatë një aktiviteti fushate në Bogota, duke u transportuar në spital, ku ndodhet ende në kujdes intensiv.
Miguel Uribe Turbay, një senator 39-vjeçar, u sulmua ndërsa po u drejtohej mbështetësve në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për të, duke thënë: "Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t'i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë
Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një kërcënim për "demokracinë dhe lirinë në Kolumbi".
Pamjet e shpërndara në internet duket se tregojnë momentin kur ai u qëllua në kokë ndërsa po fliste, duke bërë që ata të iknin në panik.



