Tema e Javës - Nga Baker tek Kerry, vizitat e liderëve botërorë në Shqipëri

Tema e Javës - Nga Baker tek Kerry, vizitat e liderëve botërorë në Shqipëri

Nga Luljeta Progni

 

300 mijë shqiptarë u  derdhën në sheshin “Skënderbej atë ditë të 22 qershorit të vitit 1991 për të prekur “ëndrrën amerikane”. Kishte mbërritur në kryeqytetin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker. Shqipëria kishte pak muaj që ishte ndarë nga diktatura komuniste e cila mbajti vendin tonë të izoluar nga e gjithë bota për 50 vite me radhë. 

 

Në këto 25 vite Shqipëria është vizituar nga personalitete të rëndësishme të politikës së Perëndimit. Këto vizita lidhen me momente të rëndësishme për Shqipërinë.

 

Këtë të diel të 14 shkurtit mbërriti në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kery.  Kjo vizitë është një ndër vizitat e rëndësishme që janë kryer në Shqipëri nga drejtues të rëndësishëm të perendimit.

 

Historia e këtyre vizitave nis me atë të kreut të Landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus dhe vazhdon me të tjera të rëndësishme siç është ajo e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Peres Dekuelar dhe më pas me të tjerë personalitete të rëndësishme të botës, që kulmojnë me vizitën e presidentit të SHBA-ve në Tiranë, Xhorxh W.Bush 

 

Tema e Javës këtë fundjavë rendit disa prej vizitave më të rëndësishme të personaliteteve botërore në Shqipërinë postkomuniste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy