Koçijançiç: Kosova s’ka më kohë për të humbur, të formohen pa vonesa institucionet e reja

Koçijançiç: Kosova s’ka më kohë për të humbur, të formohen pa vonesa institucionet e reja

Ngërci politik në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç gjatë një konference për shtyp tha se Kosova nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet të formohen pa vonesa institucionet e reja në Kosovë.

“U bëjmë thirrje gjithë partive politike që të konstituojnë Parlamentin dhe të vijojnë me shpejtësi për formimin e qeverisë së re”, tha Koçijançiç duke vijuar se BE pret që Kosova të nisë sa më shpejt punën për reformat integruese, që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë dhe ato që sigurojnë liberalizimin e vizave.

Koçijançiç rikujtoi se detyrat e qeverisë së re janë të qartë; reformat e thella dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Këto kërkesa, sipas zyrtares së Komisionit Europian janë thelbësore për vazhdimin e rrugës së integrimit europian të këtij vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy