
Qeveria e Zelandës së Re ka njoftuar se po pezullon të gjitha udhëtimet pa karantinë nga Australia për tetë javë, ndërsa vendi lufton me një rritje të infeksioneve Covid-19.
Wellington tashmë ka mbyllur korridorin e udhëtimit me tre shtete Australianë, Uellsi i Ri Jugor, Victoria dhe Australia e Jugut, por masa tani është shtrirë në të gjithë vendin dhe do të hyjë në fuqi mesnatën e sotme.
"Ne gjithmonë kemi thënë që reagimi ynë do të evoluojë ndërsa evoluon virusi. Ky nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë, por është vendimi i duhur për të mbajtur Zelandën e Re të sigurt", tha qeveria në një deklaratë.
Pezullimi do t'i jepte Australisë "kohë për të menaxhuar shpërthimet aktuale" dhe do të lejojë Zelandën e Re të monitorojë situatën dhe të vlerësojë zhvillimet e udhëtimit në vendet e tjera.
Vendi me 4.9 milionë banorë nuk raportoi asnjë rast të ri të COVID-19 të Premten.
Gjysma e popullsisë 26 milionëshe e Australisë aktualisht është nën bllokim. Sidnei është mbyllur prej një muaji. Varianti Delta është përhapur nga Sidnei në Victoria dhe Australinë e Jugut, të cilat janë gjithashtu të mbyllura.



