Urdhri i Daçiç për ministrat serb: Me ndërkombëtarët flisni gjithmonë për Kosovën

Urdhri i Daçiç për ministrat serb: Me ndërkombëtarët flisni gjithmonë për Kosovën

Ministrat serbë janë udhëzuar t’i kushtojnë vëmendje të veçantë problemit të Kosovës gjatë çdo takimi me kolegët e tyre ndërkombëtarë, duke adresuar problemet e tyre me Kosovën dhe kjo veçanërisht ka të bëjë në takimet me zyrtarët e atyre vendeve që supozohet se janë në gjendje të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Serbia, aktualisht nuk ka kontratë me ndonjë agjenci lobimi që do të përfaqësonte interesat e vendit në raport me Kosovën, por ky opsion nuk përjashtohet në të ardhmen.

Kjo masë është pjesë e ofensivës diplomatike të Serbisë që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e krahinës jugore. Shumica e anëtarëve të Qeverisë deri më tani ka mbrojtur në mënyrë aktive pozicionin e Beogradit në të gjithë botën, por ai kërkoi intensifikim të veprimeve veçanërisht për sa përket Prishtinës, së bashku me klientët e tyre, duke përcaktuar fonde të rëndësishme për lobim.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, tha se 173 vende kanë nënshkruar marrëveshje lobimi me agjencitë amerikane dhe vlerësoi se është e qartë se bota moderne po funksionon në këtë mënyrë.

“Ju vetëm duhet ta bëni transparente mënyrën se si bëhet kjo dhe mendoj se duhet të lobojmë për interesat tona atje ku merren vendimet”, tha Daçiç.

Sipas gazetës “Vecernje Novosti”, qeveria e Serbisë nga viti 2006 deri në vitin 2008 i ka paguar gjithsej 800 mijë dollarë agjencisë “Barbour Griffith&Rogers”.

Ai tha se në vitin 2011, ministri Vuk Jeremiç nënshkroi një marrëveshje lobimi me “Podesta Group” për 100 mijë dollarë në muaj, bazuar në një vendim të qeverisë.

Shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se “Podesta Group” vetëm disa muaj më vonë nënshkroi kontratë me Prishtinën, sipas së cilës duhej të vepronte drejtpërdrejtë kundër interesave të Serbisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy