Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kufizojnë udhëtimet drejt Europës si një masë paraprake për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Ishte presidenti Donald Trump, gjatë një fjalimi televizi, ai që njoftoi se udhëtimet në 26 vende të Europës do të pezullohen për 30 ditët e ardhshme.
Trump tha se kufizimet e “forta, por të nevojshme”, nuk do të zbatohen për Britaninë e Madhe, ku deri tani janë konfirmuar 460 raste me koronavirus.
Ai theksoi se kjo masë është marrë me idenë për të mos lejuar që rastet e reja të futen në SHBA, duke vendosur pezullimin e udhëtimeve nga Europa.
“Rregullat e reja do të hynë në fuqi të premten në darkë”, tha ai. Duke shtuar, se ky urdhër, nuk vlen për shtetasit amerikanë.
Sipas tij, BE-ja “s’kishte arritur të marra masa të njëjta paraprake si SHBA” në luftën kundër virusit Covid-19.
Një mijë e 135 raste janë konfirmuar me Covid-19 në SHBA, ndërsa janë shënuar vetëm 38 vdekje.
Fjalimi i Trump erdhi disa orë pasi Italia, vendi më i prekur nga virusi jashtë Kinës, shpalli kufizime drastike për qytetarët.



