Greqia do të vazhdojë me masat kufizuese përtej 7 dhjetorit ashtu siç ishte parshikuar.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë zëdhënësi i qeverisë së Greqi, Stelios Petsas, ku foli për një zgjatje të mundshme të izolimit.
Petsas është shprehur për mediat vendase se të dhënat e fundit statisitkore përsa i përket pandemisë së Covid-19 janë të stabilizuara dhe shihet një rënie e numrit te infektimeve.
Zëdhënësi i qeverisë ka njoftuar gjithashtu se numri i të shëruarve dhe personave që dalin nga spitali është më i lartë se si i shtrimeve, duke shënuar kështu një kthesë të rëndësishme.
Sipas Petsas vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit dhe fillimin e janarit dhe se qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët, dhe qëllimi është që deri në fund të qershorit të jenë vaksinuar të gjithë qytetarët grek.
Nulk ka ende një informacion zyrtar se kur mund të hapen bizneset apo shkollat, duke liruar kështu masat kufizuese.



