Aksident horror në Kavajë, shoferi vdes në vend (FOTO)

Aksident horror në Kavajë, shoferi vdes në vend (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Kavajë-Durrës ku një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të rënda. Makina me targat AA 621 GE është aksidentuar me një tjetër mjet dhe si pasojë i është shembur dhe hequr pjesë nga tavani i saj siç mund ta shikoni në foto.

Qytetarët të gjendur në rrugë kanë shkruar për JOQ.al se “Njeriu është i vdekur brenda makinës dhe ka minuta të tëra që ambulanca nuk vjen, po tmerrohen njerëzit duke parë kufomën pa kokë”.

“Përshëndetje JOQ! Ka vdekur një njeri dhe është bërë copë-copë nga aksidenti dhe është gati pa kokë fare, nuk e di nëse ka qenë me njerëz tjerë në makinë. Ambulanca nuk duket gjëkundi dhe kemi dy orë këtu të bllokuar dhe Policia nuk hap as njërën korsi të paktën. Mirë ne, por as kufomën s’kujtohet kush ta mbulojë derisa një qytetar u kujtua t’i vinte një mbulesë sipër aty për aty”, përfundoi një dëshmitar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy