
Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën Kukësi-Vllaznia, e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.
45 minuta të qeta për të dyja ekipet, që krijuan pak raste për shënim. Mundësitë më të mira, i kishte Kukësi në fillimin e takimit, ndërsa shkodranët rrezikuan vetëm në fund me një gjuajtje të Malës nga jashtë zone.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar, me të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, për objektivat që kanë.



