Blinte vota, kapet drejtuesi politik i LSI-së në Pukë

Blinte vota, kapet drejtuesi politik i LSI-së në Pukë

Teksa ndodhemi dy javë para zgjedhjeve të 25 prillit, policia ka goditur rastin e parë të shit-blerjes së votave në Pukë. Në flagrancë është arrestuar shtetasi Vasil Shabani, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në mjetin e tij është gjetur një shumë prej 528 mijë lekë të reja dhe një fletë e ngjashme me fletën e votimit.

Uniformat blu thonë se Shabani nuk i justifikonte paratë që iu kapën në makinë, ndërsa me to dyshohet se do të blinte vota tek qytetarë të ndryshëm.

Burimet zyrtare të policisë thanë gjithashtu se për këtë çështje u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Pukës, shtetasi Demir Syla. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të Sylës, policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë votimi, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore me 27 persona dhe numrat e tyre të ID.  

Materialet hetimore në ngarkim të Vasil Shabanit  dhe Demir Sylës  u referuan në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Pukë për për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.

Një ditë më parë, fenomeni i shit-blerjes së votës në vendin tonë u vu në dukje edhe nga ambasadorja suedeze, Elsa Hastad gjatë një takimi me banorë të fshatit Paçram në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy