
Greqia ka vendosur të kufizoje numrin e vizitorëve ditore në Akropoli, një nga monumentet më të njohura të saj. Sipas Ministres së Kulturës, Lina Mendoni numri I turistëve nuk do t’i kalojë 20 mijë në ditë dhe rezervimi do të bëhet përmes një faqe në internet.
“Akropoli aktualisht ka deri në 23 mijë vizitorë në ditë dhe ky është një numër shumë I madh. Turizmi është padyshim i dëshirueshëm për vendin dhe për të gjithë ne, por ne duhet të kuptojmë se si turizmi masiv mund ta dëmtojë monumentin.", tha Lina Mendoni, Ministre e Kulturës në Greqi.
Shqetësim për ministren Mendoni mbetet edhe orari I vizitave në këtë monument edhe pse ai është I hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes, shumë turistë preferojnë orët e paradites.
Sipas Ministres turistët do të ndahen edhe sipas fashave të orare për shembull nga ora 8 deri në 9 të mëngjesit do të kenë akses vetëm 3 mijë njerëz.
Akropoli është një nga monumentet pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që tërheqë çdo vit miliona vizitorë nga e gjithë bota të cilët mrekullohen me ketë vend të lashtë arkeologjik.
Edhe gjatë kësaj vere ai ka qenë ndër më të vizatuarit edhe pse nuk kanë munguar as ditët kur u mbyll për shkak të temperaturave ekstremisht të larta.
Vendimi për kufizimin e turistëve është parashikuar të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024 ndërkohë që rezervimi përmes biletave elektronike do të funksionojë edhe për sitet e tjera arkeologjike të Greqisë të cilat vizitohen nga thuajse 95% e turistëve.



