Një shqiptar dhe një italian janë dënuar me katër vjet burg për trafik lëndësh narkotike.
Rasti në fjalë i përket 10 dhjetorit të vitit të kaluar, kur Guardia di Finanza arrestoi Engjellush Mukajn, 28 vjeç, dhe italianin Cosimo Pellegrino, 68 vjeç.
Dy personat e mësipërm u kapën teksa përpiqeshin të arrinin brigjet e Salentos, pasi kishin kaluar gjirin e Otrantos me një gomone me 761 kg marijuanë.
Ngarkesa e destinuar për tregun italian të narkotikëve e kishte vlerën 7 milionë euro.



