Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për gazin e lëngshëm, Rama: Një hap i jashtëzakonshëm

Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për gazin e lëngshëm, Rama: Një hap i jashtëzakonshëm

Shqipëria nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit me SHBA-në, për të future në vendin tonë gazin e lëngshëm.

“Unë besoj fort që në këtë rrugëtim drejt së ardhmes do të jemi në gjendje ta shndërrojmë Shqipërinë në eksportuese dhe për këtë do të kemi nevojën e ekspertizës më të mirë. Zhvillimi i këtij projekti dhe bashkëpunimi me departamentin amerikan të energjisë është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është një hap i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Ndërkohë më herët Rama shkroi: Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.

Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.

Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm”, shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy