Të rinjtë dhe drogat në Shqipëri/ Thoma: Gjatë fundjavave ka 10 pacientë në 24 orë (VIDEO)

Të rinjtë dhe drogat në Shqipëri/ Thoma: Gjatë fundjavave ka 10 pacientë në 24 orë (VIDEO)

Përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë në vend, dukshëm po shtohet dita-ditës.

Mjekja toksikologe, Esmeralda Thoma, tha për mikrofonin e “MCN live”, se numri i abuzuesve me drogat, rritet veçmas gjatë fundjavës, teksa të rinjtë duke u argëtuar frekuentojnë klubet e natës dhe përdorin substancat shpesh duke i shoqëruar edhe me pije alkoolike.

Numri i të rinjve që abuzojnë me substancat narkotike variojnë varësisht nga ditët. Rastet në fakt janë kur kemi pacientë qe kanë përdorime multisubstacionare që abuzojnë me disa substanca, duke përzier alkool dhe kokainë.

Pra, numri është i ndryshëm në varësi të ditëve, fundjave është e frekuentuar, zakonisht në Shërbimin e Toksologjise, kemi deri në 10 pacientë në 4 orë, ndërsa gjatë ditëve të tjera deri ne katër pacientë.

Numri i pacientëve kryesisht që marrin këtë shërbim janë të moshës 30-40 vjeç, që kryesisht kanë problem me alkoolin dhe kokainë, kurse ata që kanë varësi nga heroina janë mosha më të mëdhaja, nga ana tjetër kemi të rinjtë 18-25 vjeç, që kryesisht përdorin hashash ose marihuanë që vijnë për kurim.

Në Shqipëri, pacientët i qëndrojnë “besnik”, tre drogave kryesore, kokainë, heroinë dhe hashash. Për substanca të reja, rastet janë të importuara, janë turistë qe vijnë këtu, ose shqiptare që kanë provuar jashtë dhe vazhdojnë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy