Një emigrant është vrarë me armë zjarri ndërsa përpej të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin nga Turqia për në Greqi, bënë të ditur autoritetet lokale turke ditën e sotme.
Megjithatë, zyrtarët grekë e mohuan këtë pretendim.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte ishte vdekja e dytë brenda një jave pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që ai nuk do t'i ndalojë refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropë, me sa duket një përpjekje për t’i bërë presion BE-së që të mbështesë ndërhyrjen e tij ushtarake në Siri.
Sipas guvernatorit të Edirnes, gjashtë migrantë janë plagosur me armë zjarri.



