‘McGonigal’, Nazarko: E drejtë e opozitës të kërkojë shpjegime nga Rama. Formulimi i akuzës për kreun e një shteti tjetër nuk lejohet (VIDEO)

‘McGonigal’, Nazarko: E drejtë e opozitës të kërkojë shpjegime nga Rama. Formulimi i akuzës për kreun e një shteti tjetër nuk lejohet (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me kërkesën e opozitës për Komision hetimor për përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë çështje. Ai e ka cilësuar legjitime dhe të drejtë duke aprovuar këtë kërkesë. Sipas tij, opozita ka të drejtë të thërrasë seancën parlamentare dhe ti kërkojë shpjegime kryeministrit

Është kërkesë legjitime e opozitës për të thirrur kryeministrin për arsye të rëndësisë së çështjes dhe pse çështja ndodhet në Amerikë shpreh një lidhje me gjërat që ndodhin këtu është lidhje për shkak te përmendjes së kryeministrit. Duke shprehur pozitivisht dhe si gjë normale dhe madje e detyruar për opozitën të bëjë këtë kërkesë së pari unë pres përgjigjen e kryeministrit sepse kjo çështje për një gazetar të vjetër në profesion pa një investigim është e vështirë të nxjerr konkluzione. Pra në këtë prizëm dalja e kryeministrit pa u pozicionuar për pjesën tjetër të diskutimit është marrëzi të shprehësh pikëpamjen po ose jo, apo përmasën e implikimit të kryeministrit në këtë çështje, por në këtë pikëpamje aprovojmë kërkesën e opozitës në këtë çështje.

Më tej ai shtoi se opozita nuk duhet të merret me propaganda, ndërsa theksoi se nuk lejohet formulimi i akuzës për kreun e një shteti tjetër.

Unë vazhdoj të insistoj se opozita ka të drejtë të thërrasë seancën parlamentare dhe ti kërkojë shpjegime kryeministrit, por nga ana tjetër nuk do tentonte të bënte mish- mash ato që janë thënë nga drejtësia amerikane. Amerikanët kanë një konventë 1961 në konventën e Vjenës është përcaktuar se gjatë kohës së ushtrimit të detyrës nga një udhëheqës nuk lejohet të ngresh akuza sepse hedh në erë shtetin. Në këtë sens opozita po ti kishte trutë në rregull do thoshte se për shkak të kësaj ti mund të mos akuzohesh nga drejtësia amerikane, sepse nuk lejohet të formulohet akuzë ndaj një udhëheqësi në detyrë, por nga ana tjetër kjo imponon opozitën e Shqipërisë ti kërkoj nga ana e saj kryeministrit të bëj një seancë. Quaj të ligjshme që opozita të thërrasë kryeministrin në interpelancë. Rama këtu prapë mbrohet se opozita mund ta thërrasë kryeministrin në interpelancë, por në rast se ai brenda ligjit ia delegon Spiropalit të shkojë në vend të tij ai është brenda rregullave të veta.

Ndërsa në lidhje me protestën e opozitës të thirrur më 11 shkurt në orën 12:00, Nazarko e e ka cilësuar si të drejtë legjitime, por e ka krahasuar me këngën, “Ato maja rripa-rripa”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy