Ariana Grande do të shpallet qytetare nderi e Mançesterit.
Këshilli i qytetit ka vendosur që ky titull t’i shkojë këngëtares si shenjë mirënjohje për koncertin "One Love Manchester", në ndihmë të familjarëve të viktimave që humbën jetën nga sulmi me bombë në koncertin e saj.
Edhe pse sistemi i Mançesterit, nuk parashikon që ky titull t’i dorëzohet banorëve që nuk janë vendas, autoritetet kanë vendosur për të bërë ndryshime, në mënyrë që t’u njihen vlerat, por dhe si një shenjë falenderimi për kontributin që ato japin për këtë qytet.
Ariana Grande arriti të mbledhë 3 milionë funte për viktimat e sulmit terrorist. Në koncertin e saj në “Old Trafford”, të mbajtur më 4 qershor, pak ditë pas sulmit, morën pjesë rreth 50.000 njerëz, biletat e së cilit u shitën për 10 minuta.



