Ambasadorët e BE-së dhe SHBA kanë shkuar sërish në zyrën e kryetarit të PD-së për të diksutuar rreth zhvillimeve më të fundit politike fokusuar tek Byroja Kombëtare e Hetimit.
Ambasadori amerikan Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së Romana Vllahutin, mendohet se kanë diskutuar me kreun e PD-së për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe reformën në drejtësi.



