Arrestohet në portin e Durrësit për trafik droge 36-vjeçari nga Dibra

Arrestohet në portin e Durrësit për trafik droge 36-vjeçari nga Dibra

Policia ka arrestohet një 36-vjeçar në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Blutë e qytetit bregdetar kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme shtetasin Dino Abazi, lindur në Dibër dhe banues në Vlorë.

"Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg''sqaron policia.

Abazi akuzohet për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotikë'', ''Pastrim i produkteve të veprës penale'' dhe ''Grup i strukturuar kriminal'', të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy