Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Begaj shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit dhe se ky takim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.
Partneriteti SHBA -Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.
Takimi i parë si President me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Krah për krah.



