Një kirurg plastik nga Siria mund të jetë i vetmi emigrant që dëshiron të lërë Londrën për t’u kthyer në Alepon e shkatërruar nga lufta. Abdulkader Majed Al-Zuebi u ndalua nga policia në kryeqytetin britanik për prishje të qetësisë publike. Doktori emigrant thotë se do t’u thotë të gjithë azilkërkuesve që mbërrijnë nga Calaisi të kthehen mbrapsht “sepse janë më mirë atje”.
Al-Zuebi nuk mund të punojë për shkak të statusit të azilkërkuesit dhe thotë se i është dashur të shesë orën e tij “Rolex” me vlerë 3 mijë stërlina për të paguar qëndrimin në hotel me pesë yje.
Ai pretendon se në Siri fiton 6 mijë stërlina në muaj, por autoritetet britanike refuzojnë t’i japin pasaportën gjermane që ia kanë marrë saspo ka mbërritur në Londër. Ai thotë se do të kthehet sa më parë në Alepo sepse i pëlqen më shumë se Londra. Një orë para se të arrestohej, ai u ka thënë autoriteteve të Zyrës së Emigracionit se do të flinte në oborrin e institucionit derisa ta kthenin në Siri.



