“I paqartë vendimi i qeverisë për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza”/ Çipa: Të përcaktohen strukturat që janë të detyruara ta implementojnë

“I paqartë vendimi i qeverisë për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza”/ Çipa: Të përcaktohen strukturat që janë të detyruara ta implementojnë

Përfaqësuesit e Hotelerisë janë mbledhur këtë të enjte me qëllimin për të firmosur një peticion përmes të cilit kundërshtojnë vendimin e qeverisë për vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.

Kryetari i operatorëve turistikë të Shqipërisë Arben Çipa tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se duhet të qartësohet se cilat janë strukturat e detyruara për ta implementuar këtë lloj projekti.

Ai vë në dukje se impianti i investuar nga Banka Botërore i përmbush detyrimet në kualitetin më të lartë, prandaj investimi i ri duket sikur imponohet. Sipas tij zgjidhja është klasifikimi i strukturave akomoduese, në bashkëpunim me operatorët, bashkinë dhe shoqatën. 

I pyetur, çfarë u konkludua në takimin e sotëm në Sarandë dhe pse jeni ju kundër këtij vendimi, Çipa tha: 

Ne nuk është se jemi kundër në ide të reja që janë në favor të turizmit, por duhet qartësuar dhe ne kërkojmë që akti normativ që bën fjalë për instalimin e strukturave që bëjnë përpunimin e ujërave të zeza, referuar strukturave që ndodhen në afërsi të lumenjve, liqeneve dhe bregut të detit, lind pyetja pasi këtu qëndron handikapi i situatës, cilat janë këto struktura që janë të detyruara ta implementojnë këtë lloj projekti. Pasi të paktën për Sarandën, subjektet që ndodhen në breg të detit, në nivelin 90 apo 95 për qind,  janë subjekte që janë lidhur herët që kur është ndërtuar infrastruktura për përpunimin e ujërave të zeza, dhe janë bërë pjesë e këtij sistemi, dhe janë abonentë e kësaj strukture apo shoqërisë që ka marrë përsipër këtë lloj shërbimi. Ne kërkojmë që të qartësohet se cilat janë subjektet e detyruara ta implementojnë këtë lloj projekti.

Akti normativ thotë janë të detyruar të vendosen këto impiante për përpunimin, shumë bukur, nuk kemi asnjë përplasje, por lind pyetja përse Autoritetet e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimit u drejtohen një nga një strukturave akomoduese, për të dhënë njoftimin se nga sot e tre muaj keni afat për ta implementuar këtë lloj projekti. Ka mundësi që ministrisë përkatëse, të deleguarit e tyre në bregdet për të na sqaruar dhe të biem në qetësi mbi këtë çështje. Ne kërkojmë një dialog, t’i sqarojë këto gjëra. Do jetë përllogaritje investime në bazë të shtetëreve. Kostot fillojnë nga 8 mijë euro deri në 100-130 mijë euro në bazë të kapacitetit të hotelit. Nëse ekziston qoftë edhe 1-2 për qind hotele që derdhin ujëra në det, me hamendësim do thoja po, por edhe këto struktura i kanë marrë masat.

Fakti që impianti i shumë investuar nga BB për përpunimin e ujërave të zeza në Sarandë i përmbush këto detyrime në kualitetin më të lartë të standardeve europiane. Për çfarë arsyesh strukturat akomoduese që janë pjesë e këtij rrethi duhet të bëjnë këtë investim, që duket sikur imponohet. Pushteti lokal në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe të Turizmin, do sugjeronim të ulen me grupet e interesit, të përcaktojnë strukturat që nuk disponojnë infrastrukturë të pastër dhe të qartë për përpunimin e ujërave të zeza, të vendosen kriteret, të jepen udhëzimet dhe të implementohet në një kohë të caktuar fizike".

I pyetur nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e qeverisë, çfarë hapash të tjera do ndërmerrni, ai tha:

Ka dy variante që diskutohen në nivel kombëtar. E para besoj që mund të ketë ulje në tavolinë për të bërë klasifikimin e subjekteve. Varianti nr.2 është fakti që të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Administrative si komunitet. Zgjidhja është klasifikimi i strukturave akomoduese, në bashkëpunim me operatorët, bashkinë, shoqatën, që u takon t’u investojnë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy