Ngrihet qendra e trajnimit të noterëve, Gjonaj: Rrit kualifikimin dhe cilësinë e tyre

Ngrihet qendra e trajnimit të noterëve, Gjonaj: Rrit kualifikimin dhe cilësinë e tyre

Noterët në Shqipëri për herë të parë do t’i nënshtrohen trajnimit para marrjes së licencës si dhe përgjatë profesionit trajnimit vazhdues. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterëve kanë ngritur qendrën Shqiptare të trajnimit të noterëve në vend.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inauguroi sot hapjen e Qendrës së Trajnimit të Noterëve, ku tha  se kjo qendër do të rekrutojë kandidatë të kualifikuar duke ofruar shërbim cilësor dhe transparent për qytetarët.

Gjonaj tha se roli i noterit është kyç në luftën kundër pastrimit të parave.

"Për herë të parë në historinë e Noterisë Shqiptare kemi një Qendër Trajnimi tërësisht profesionale, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm për të garantuar jo vetëm rekrutimin e kandidatëve të kualifikuar për këtë profesion, por edhe për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm profesional të të gjithë lëmit të noterëve dhe zëvendës noterëve me qëllimin e vetëm, ofrimin e një shërbimi cilësor, transparent për qytetarët", tha Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy