Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq deklaron se shqiptarët nuk e kanë në kulturën e tyre që të paguajnë taksa.
Duke folur në emisionin “MCN Economy” për detyrimet e biznesit ndaj shtetit, të cilat gjatë vitit 2023 u rritën me 6%, thotë se biznesi më i madh është ai që shmanget më tepër.
Biznesi i mesëm edhe pse has në vështirësi tepër të madhe, sidomos gjatë krizës së pandemisë dhe inflacionit, mundohen të jenë më të rregullt me detyrimet tatimore.
Biznesi i madh duke pasur dhe më tepër fonde dhe kapacitet, e ka më të lehtë për të krijuar evazion fiskal dhe për të korruptuar në një farë mase administratën tatimore.
Administrata tatimore nga ana e saj duhet të kishte krijuar strategji për mbledhjen e këtyre detyrimeve tatimore, të cilat duhet të kthehen në investime që krijojnë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.
I takon administratës tatimore të krijojë mënyra dhe praktika për të mbledhur këto detyrime.
Nëse administrata tatimore do të vendoste që këto detyrime t’i mbledhë, mund ti mbledhë. Kemi ndër vite detyrime tatimore të pashlyera nga biznesi.
Te kontributet mund të kemi dhe biznese të vogla dhe të mesme, por këto janë biznese tepër në vështirësi, se ndoshta i kanë shlyer, pasi iu bllokohen llogaritë bankare.
Biznesit të madh duhet t’i mblidhen të ardhurat, se në fund janë paratë e shqiptarëve.



