Kokaina në banane/ Skaneri në portin e Durrësit e nxori kamionin të pastër

Kokaina në banane/ Skaneri në portin e Durrësit e nxori kamionin të pastër

Zbulimi i 119 kilogramë kokainë në kontenjerin me banane erdhi pas një tentative grabitjeje. Më parë sasia e kokainës kishte mund të kalonte traun e portit të Durrësit, duke rezultuar e pastër në skaner. Kjo foto e siguruar nga MCN tregon se gjatë fotografimit, nuk është evidentuar asnjë objekt i dyshimtë brenda kontenjerit. Ky fakt pritet që ndryshojë dhe dinamikën e hetimit, pasi ka dyshime për një bashkëpunim më të gjerë mes të dyshuarve dhe punonjësve të portit.

Gjatë seancës së vlerësimit të masës së arrestit për 3 personat e arrestuar nga policia për këtë episod, u bën publike dhe fakte të reja siç ishte dëshmia e shoferit të kontenjerit. Ai deklaroi se për më shumë se 30 minuta persona të paindentifikuar tentuan ta grabisin ngarkesën me banane ku ndodhej edhe lënda narkotike. Sipas shoferit, personat të maskuar i kanë dalë para makinës, në rrugën e Vaqarrit duke deklaruar se janë shteti.

Gjatë kontrrollit, policia njoftoi se kishte zbular poshtë ngarkesës me banane, pakot me kokainë.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në qeli administratorin Marson Murataj si dhe 2 shoferët e kompanisë, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, të akuzuarit e vetëm deri më tani për kontenjerin me ngarkuar me banane ku u zbuluan 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy