I biri iu arrestua për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra efektivi Dilaver Velo

I biri iu arrestua për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra efektivi Dilaver Velo

Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasit Edmond Papa, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar Albano Velo, është djali i një punonjësi policie. Menjëherë pas ndalimit të shtetasit Albano Velo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra. 

Vrasja e Edmond Papës, arrestohet 30- vjeçari nga Përmeti, shpallet në kërkim bashkëautori

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy