
“Është koha që kjo luftë të përfundojë”. Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi vazhdimisht Hamasit që të shfrytëzojë mundësinë e propozimit të fundit në tryezë për armëpushimet dhe pengjet, planin me tre faza të Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Nga ana tjetër, Biden ritheksoi se Hamasi nuk është më i aftë të kryejë një 7 tetor tjetër, ndërsa SHBA-ja garanton ai, është e angazhuar për një fund të përhershëm të luftës.

Izraeli thuhet se i ka bërë një ofertë të re të gjerë marrëveshjes së armëpushimit Hamasit, tha Biden.
Marrëveshja përbëhet nga tre faza dhe përfshin kthimin në shtëpi të të gjithë pengjeve, garanton sigurinë e Izraelit, krijon një të ardhme më të mirë në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe hedh themelet për një zgjidhje politike e cila garanton një të ardhme më të mirë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.
Është një udhërrëfyes drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe lirimit të të gjithë pengjeve.
Ky propozim iu përcoll Hamasit nga Katari.



