“Zonjat që bëjnë shqiptarinë”, Hyka tregon si menaxhoi kontratën 200 milionë euro

“Zonjat që bëjnë shqiptarinë”, Hyka tregon si menaxhoi kontratën 200 milionë euro

Specialistja e IT dhe menaxheria e projekteve Anila Hyka Smorgrav, ndan historinë e suksesit në Paris si një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë shqiptarinë”.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tregon se që në vegjëli e ka dashur shkollën dhe se modeli i parë frymëzues kanë qenë mësuesit.

Hyka tregoi se pasi përfundoi klasën e katërt dhe po përgatitej për në tetë vjeçare, gjatë pushimeve ka lexuar historinë e Marie Curie, një nga shkencëtaret e para që ka marrë çmimin Nobel, ku dëshira e parë e saj ka qenë që të studiojë për fizikë.  

Drupal Ad

Mësueset e matematikës të stimulonin, merrja pjesë në olimpiada. Pjesën e informatikës nuk e dija se ekzistonte, atë vit që mbaruam gjimnazin mësova se ishte një degë e re.

Atë vit mësova që ishte si degë dhe u regjistrova, se nuk ekzistonin as laptopët asokohe. Studimet në Norvegji ishin vijim i dëshirës në atë që informatika ishte realitet.

Kemi bërë një program që ishte i dhënë ad hoc, pjesa më e madhe ka qenë matematikë.

Pjesa më e madhe e atij programi ka qenë matematikë dhe informatikë. Rastësia dhe fati më çuan në Norvegji.

Se në atë vit që mbarova i pari shtet që u përgjigj ishte Norvegjia, kam vajtur me një bursë shtetërore dhe ata të lejonin të ktheheshin në vendin tënd dhe kthen një pjesë të pagesës, si formë kredie.

Aktualisht bëj mentorim në kuadrin e kompanisë time për të rinjtë qe dalin nga universitete të ndryshme. Bota qoftë këtu dhe në Francë ka avancuar shumë lidhur me konceptin e gjithëpërfshirjes, kam qenë gjithmonë e pavarur dhe me objektiva të artë.

Por fati që pjesën e parë të karrierës e kam parë në Norvegji, kam parë të zhvillohet vendet e fundit në Francë, lidhur me mundësitë dhe prioritetet që i jepet formës, nga një inxhiniere softuer në Norvegji, kalova nga teknike, në gjysmë teknike, dhe biznesi ka ardhur gradualisht.

Një nga kontratat me më shumë vlerë që kam menaxhuar, kontrata e parë që kam marrë pjesë dhe kam qenë në vlerën e ekzekutimit ka qenë 200 milionë euro.

Ka qenë kënaqësi dhe habi që përgjegjësia e vijueshmërisë dhe verifikimit që klienti pastaj ta paguante faturën, bëhej fjalë për miliona në vit dhe në muaj.

Ka qenë një periudhë shumë e bukur dhe nga përvojat më të mira që merrje kompleksitetin e marrëdhënies me klientin.

Anila Hyka Smorgrav rrëfeu se është e martuar me një francez i cili e flet shumë mirë shqipen dhe se me të është njohur në Norvegji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy