
Izraeli ka njoftuar se ka sulmuar një sërë bazash që i përkasin grupit militant Hamas në hakmarrje për sulmet me raketa nga rebelët. Ushtria izraelite ka deklaruar se vendi është sulmuar me 3 raketa në orët e vona të natës, por nuk u raportuan viktima apo të lënduar. Në përgjigje të tyre, këtë mëngjes, forcat ajrore të Izraelit goditën një bazë të rebelëve për prodhimin e armëve dhe një dyqan municioni ne Gaza. Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur qëkur Presidenti Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor.Ndërkohë që përgjatë këtyre dy ditëve ka patur protesta të dhunshme, vecanërisht në Rripin e Gazës, ku janë plagosur qindra vetë.



