
Një protesta me mijëra persona ka ndikuar te qeveria ushtarake e Mianmarit për të mbyllur internetin në vend.
Marrja e kësaj mase, sipas BBC, erdhi pasi njerëzit po i përdornin rrjetet sociale si mënyrë për t’u bashkuar në shesh. Një vendim ekstrem për të shmangur një tjetër grusht shteti, por që kritikuar nga shumë shoqata ndërmjet të cilave edhe Amnesty International.
Grupi i monitorimit NetBlock tha se funksioni i interit ishte në masën 16% të nivele të zakonshme.
Në qytetin kryesor, Yangon, turmat e protestuesve brohorisnin "Diktator ushtarak, dështo, dështo; Demokracia, fito, fito".
Organizatat e shoqërisë civile nxitën ofruesit e internetit dhe rrjetet mobile të sfidojnë urdhrin e ndërprerjes, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Sakaq Amnesty International e quajti mbylljen "të pamatur" dhe paralajmëroi se ky veprim vë në rrezik shkeljen e të drejtave të njeriut në Mianmar.



